Negociatat me Shqipërinë dhe RMV, Borrell: Vonesat janë të papranueshme
Bashkimi Europian nuk duhet të humbasë më kohë në procesin e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimore.
Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell deklaroi pas takimit me ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të hapen brenda presidencës franceze.
“Duhet të fillojmë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë menjëherë. Ky është gjithashtu dhe një angazhim im personal si përfaqësuesi i lartë i BE-së dhe zëvendëspresident i Komisionit Europian. Shpresoj, që kjo do të ndodhë gjatë presidencës franceze. Të gjithë e shohim, se kjo vonesë është e papranueshme. Nuk mund t’ju kërkojmë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, që përmbushin të gjitha kriteret, pa iu dhënë atyre një perspektivë të qartë. Nëse negociatat me të dyja vendet nuk hapen gjatë presidencës franceze, me duhet t’a pranoj se do të jemi në një krizë të thellë me vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Borrell.
Në takimin me Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perendimor është diskutuar që vendeve të rajonit që kanë harmonizuar politikat e jashtme me ato të Bashkimit Evropian t’u ofrohet angazhim i zgjeruar politik me bllokun evropian.
Në konferencën për mediat, Përfaqësuesi i BE kërkoi nga Serbia që të këtë një qëndrim të qartë lidhur me marrëdhëniet me Rusinë.
“Për mua është e qartë, si përfaqësues i lartë dhe për kolegët e mi, se të mbash lidhje të ngushta me regjimin Putinit nuk është më në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE. Këto të dy gjëra më nuk shkojnë në të njëjtën kohë”, u shpreh Borrell.
Për dialogun Prishtinë-Beograd, Borrell ka kërkuar respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë. Në konferencën për mediat, Borrell bëri me dije se ende nuk ishte arritur një marrëveshje mes vendeve të BE për embargon e naftës ndaj Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut