Nesër rinisin negociatat me opozitën për presidentin e ri, thotë Balla

17 Maj 2022 | 19:01

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se ditën e nesërme në orën 10:00, do të rinisin negociatat me opozitën, për zgjedhjen e presidentit të ri.

Deklaratën, Balla e dha jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, pas takimit të zhvilluar në sallën e Konferencës së Kryetarëve, me përfaqësues të opozitës.

Balla u shpreh se kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që takimi i nesërm të mbahet me praninë e mediave.

Sipas Ballës, ky proces mund të ketë ecuri nëse të gjitha palët do të kenë mundësi të propozojnë emra.

“Alibeaj ka kërkuar që ky negocim të zhvillohet me praninë e mediave, për të dëgjuar publikisht pozicion. Nëse ka pak gatishmëri dhe fleksibilitet për të pranuar diçka që është themelore, që të gjitha palët të kenë mundësi të propozojnë, besoj që mund të kemi ecuri në këtë proces”, u shpreh ai.

Balla shprehu gatishmërinë për fleksibilitet, lidhur me dokumentin e propozuar nga opozita, ku janë vendosur disa kritere për presidentin e ri.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026