Artisti Oltsen Gripshi sjell ekspozitën me histori reale gjatë Komunizmit

21 Maj 2022 | 13:31

Në tunelin në muzeun shtëpia me gjethe, ekspozita “errësirë” kujton jetët e humbura. Artisti Oltsen Gripshi risjell historinë e dhimbshme të persekutimeve që përjetoi familja e tij dhe cdokush që vuajti në atë regjim.

“Është nxitur nga një rrëfim vetjak, një formë vetëportreti pasi familja ime ka qenë e persekutuar nga regjimi komunist. Ekspozita është e gërshetuar me fotografi familjare, përveç fotografisë së vajzës sime që është me ngjyra për të dhënë mesazhin e shpresës”, tha Gripshi.

Dikur ky tunel ishte ndërtuar për të mbrojtur personat që survejonin jetën e çdo qytetari, ndërsa sot mban të vërtetën e hidhur të atij sistemi, shenjat, dhimbjen dhe jetën e lënë në mes. Simbolet, fotografitë rikthejnë të shkuarën që është e panjohur për shumë të tjerë.

“Midis fotografisë dhe instalacionit me 70 kanotiere të bardha, të varura përgjatë një tuneli 25 metra i gjatë për personat që nuk ia dolën regjimit”, tha artisti.

Kuratorja dhe njëherësh drejtoresha e muzeut shtëpia me gjethe, Etleva Demollari tregon rëndësinë e rrëfimit të së shkuarës nëpërmjet artit.

“Është si një rrugëtim në të kaluarën tonë të errët komuniste, por edhe një njohje drejt vetvetes, dhe të vërtetës. Mbyllet me nota optimist”, tha Demollari.

Nuk është kurrë e mjaftueshme të flasësh për të shkuarën, kështu pohon artisti.

As vizitorët nuk mungojnë sidomos te rinjtë të cilët shfaqin interes për të mësuar më shumë për Kohen e Komunizmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026