Haxhiu: Opozita e Berishës ia rrezikon pushtetin Ramës më shumë se Basha
Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin ‘Shock’ se me fitoren e një ditë më parë Berisha ka arritur ta fitojë betejën e tij të sotme dhe të nesërmen, por në fund do të dalë i humbur.
Sipas tij, opozita e Berishës ia rrezikon më shumë pushtetin Edi Ramës se opozita e Bashës, edhe pse nuk do të mundet ta rrëzojë nga pushteti.
“Ky njëri e ka arritur qëllimin. E djeshmja ishte betejë që ai e fitoi, e ardhmja është po ashtu betejë që ai me gjasë do ta fitojë. Por ky është humbësi në fund të betejës, pasi kur i fiton të gjitha s’ka çfarë fiton me betejën e tij. Fitorja e dytë e madhe është mobilizimi i madh përballë Edi Ramës. Në fund do jetë humbësi i madh, pasi edhe nëse e zbret PS nën 70 mandate, askush nuk do të dojë të bëjë koalicion me të. Mendoj se do ketë betejë shumë të ashpër me Ramën”, tha Haxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë