Ekspertët: Të trajnohen fermerët për t’u rritur sektori i bujqësisë
Nëse një fermer do të duhet të aplikojë për mbështetje në një organizatë ndërkombëtare, apo nëse do të ftohet në një trajnim nga të huaj duhet të plotësojë 39 dokumenta.
Gjithë këto procedura bëhen sepse kemi ligjshmërinë e tillë, që fermerët duhet të marrin dhe leje nga zyrat qendrore.
“Ne kemi 39 dokumente për të aplikuar ndërsa një gjerman apo holandez ka vetëm 4 dokumente dhe e bën vet aplikimin në kompjuter,” – tha eksperti i bujqësisë Ilir Pilku për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Ndërkohë, ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi theksoi se problemi kryesor i bujqësisë për momentin nuk është te konsumatori sepse tregu është gjithmonë rregullator.
Sipas saj problem është produkti shqiptar që duhet të rritet së pari për të plotësuar kërkesat e vendit, gjë që mund të bëhet sepse Shqipëria i ka kapacitetet dhe kushtet kur marrim parasysh se nga 365 ditë, 308 janë me diell, apo pjellorinë e tokës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 14:07 Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit