Rama: Shtetet që shkelin të drejtat ndërkombëtare të vendosen para drejtësisë

2 Qershor 2022 | 16:31

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin tradicional në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), pak para se Shqipëria të marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit dhe të zhvillohet mbledhja e parë.

Rama është shprehur se në ndër çështjet e para që do të sjellë në diskutim, janë rritja e llogaridhënies ndërkombëtare, vënia para përgjegjësisë dhe drejtësisë e shteteve që shkelin të drejtat ndërkombëtare dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut.

“Objektivat e sotme në debat janë të trefishta. Së pari të rritet roli i bashkësisë ndërkombëtare për të vënë para përgjegjësisë shtetet dhe ato që veprojnë për llogari të tyre, për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.

Së dyti, të forcohen mekanizmat e llogaridhënies jo vetëm në nivel shtetëror por edhe rajonal e ndërkombëtar. Së treti, ta orientojmë vëmendjen te viktimat. Të përcaktojmë të vërtetën për krimet ndërkombëtare dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Rama nënvizoi se lufta në Ukrainë po paraqet sfida dhe kërcënime të shumëfishta për të gjithë botën.

Sipas tij, lufta ka përforcuar nevojën për një kërkesë më të madhe llogaridhënie.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026