Vuçiç: Ambasadori rus më informoi për arsyet e anulimit të vizitës së Lavrovit

6 Qershor 2022 | 14:09

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është takuar me ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Kharchenko, i cili e ka njoftuar për arsyet që pamundësuan mbërritjen e Ministrit të Jashëm rus, Sergei Lavrov, në Beograd.

“Ambasadori i Federatës Ruse Bocan-Kharchenko më informoi për arsyet që e penguan ardhjen e ministrit Lavrov në Beograd, dhe solli dokumente që e mbështesin këtë”, bëri me dije Vuçiç.

Pas takimit, është lëshuar një komunikatë për mediat ku thuhet se Boçan-Kharçenko ka deklaruar se kreu i diplomacisë ruse është penguar të vijë në Beograd për shkak se avioni i qeverisë ruse nuk ka marrë lejet e nevojshme për të fluturuar në itinerarin për në Beograd.

Vuçiç ka shprehur pakënaqësinë për rrethanat që kanë penguar ardhjen e ministrit të Jashtëm rus Lavrov.

Ai tha se, pavarësisht gjithçkaje, Serbia do të ruajë pavarësinë dhe autonominë e saj në vendimmarrjen politike, do të vazhdojë rrugën evropiane duke ushqyer marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe partneriteti me vendet e të gjitha kontinenteve, dhe duke ruajtur neutralitetin ushtarak.

Ishte planifikuar që Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov të mbërrinte këtë të hënë në Beograd, ku do të zhvillonte një vizitë dy ditore, por ai e anuloi vizitën.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026