Rama i përgjigjet Tabakut: S’i kemi dhënë asnjë qindarkë Becchetti-t

16 Qershor 2022 | 12:55

“Asnjë qindarkë nuk i është paguar as biznesmenit italian Francesco Becchetti dhe askujt tjetër”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa iu përgjigj deputetes së PD-së, Jorida Tabaku. Kjo e fundit nënvizoi se faturat e arbitrazhit shkojnë në 385 mln euro.

“Qeveria pavarësisht se në mënyrë të përsëritur, bashkërisht ju, mbase dhe personalisht keni lajmëruar se po paguhet një marifetçi i madh si ai që e përdorët edhe për të çoroditur njerëzit para zgjedhjeve, unë po ju them që zero, asnjë qindarkë nuk i është paguar as Becchetti, as dikujt tjetër. Zero, por jo vetëm zero, ndërkohë ballafaqimi vazhdon. Vazhdon në çdo hapësirë ku ka mundësi të zhvillohet një ballafaqim legal. Keqardhje për këtë zonja Tabaku se ju dhe lexoni shumë dhe mbani shumë shënime dhe për një njeri që lexon shumë dhe mban shumë shënime të flasë për 385 mln euro që faktikisht nuk ekzistojnë, është pak e sikletshme”, tha Rama.

Ai se Shqipëria është vendi që ka taksat më ulëta në rajon.

“Puna në Shqipëri takosohet më pak se në të gjithë rajonin dhe shkon në maksimumin 5.5%. Shqipëria ka padyshim taksat më të ulëta në rajon, nuk ka në rajon biznes të vogël me zero taksë. Nga del kështu që paskemi taksa më të larta? Kjo vlerësohet mbi bazën e shifrave. Banka e Shqipërisë thotë që borxhi publik është 76,1% ju thoni treshifror”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026