Kurti: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri nuk ka qenë më efektiv sesa sot

20 Qershor 2022 | 11:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se bashkëpunimi me Shqipërinë nuk ka qenë kaq intensiv dhe efektiv sa është sot.

Në fjalën hapëse gjatë sesionit plenar të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kurti u shpreh se janë zbatuar pothuajse të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë.

“Këto mbledhjet e qeverive tingëllojnë më të vërteta dhe efektive se kurrë më parë. Bashkëpunimi mes dy shteteve në kohën e paqes duhet ta rindezë atë entuziazëm që pati në kohën e luftës për çlirim.

Ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më gjerë dhe intensiv si në burimet njerëzore ashtu dhe natyrore. Edhe pse për një kohë ka pasur kufi ndarës të imponuar politikisht, natyra nuk ka ditur asnjë për ta kur i ka shpërndarë burimet e saj zhvillimore në këtë rajon. Janë zbatuar të gjitha marrëveshjet përveç njërës që do të zbatohet së shpejt”, u shpreh Kurti.

Pak më parë, delegacioni i Shqipërisë ka mbërritur në Prishtinë për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, ku ka nisur edhe mbledhja.

Rama pritet me ceremoni nga Kurti

Mbledhja e fundit  mes dy qeverive ka qenë në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë, në takimin e sotëm pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të tjera mes dy qeverive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026