Shehaj paralajmëron se do të dërgojë në Kushtetuese ‘investimet strategjike’
Investimet strategjike ishin shkaku i përplasjes ditën e sotme mes mazhorancës dhe Partisë Demokratike.
Deputeti Agron Shehaj paralajmëroi se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se kur qeveria shpalli investitor strategjik bashkëshortin e ministres Xhaçka, shkeli Kushtetutën.
“Në denoncimet që kemi bërë janë të gjitha të bazuara në fakte dhe dokumente, tregojnë që në fund të fundit është ministrja që ka përfituar pronën publike”, tha Shehaj.
Por mazhoranca rrëzoi sot kërkesën e 35 deputetëve të opozitës për të ngritur një komision të posaçëm për hetimin e kontratave të investimeve strategjike.
“Ka ca motive të tjera pse qeveria do të mbyllë fort për të mos ja bërë të ditur medias dhe publikut atë që ka gatuar me investimet strategjikë”, tha kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.
Arsyet e refuzimit të kërkesës për PS janë shumë më të ndryshme.
“Ka probleme të përputhjes me Kushtetutën të kërkesës së deputetëve, mungojnë indiciet, faktet që justifikojnë ngritjen e një komisioni parlamentar”, u shpreh Taulant Balla, kreu i grupit të PS.
14 deputetë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të ministres Olta Xhaçka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania