Rama ironizon BE-në: Shpresoj që Ukraina të mos mbetet kandidate për 117 vite
Kryeministri Edi Rama u shpreh i lumtur që Ukrainës iu dha statusi i vendit kandidat nga Bashkimi Evropian, por tha se ukrainasit nuk duhet të krijojnë shumë iluzione.
Gjatë një fjalimi në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE, zhvilluar në Vjenë të Austrisë, Rama theksoi se Shqipëria ka 8 vite që është vend kandidat dhe shpreson që për Ukrainën të mos jenë 117 vite.
“Jemi shumë të lumtur që Ukraina mori statusin e vendit kandidat, por shpresoj që ukrainasit të mos kenë shumë iluzone për atë që morën. Morën një ilaç kundër depresionit që është mirë për moralind eh për hormonet për një farë kohe. I duhet të përballet me realitetin me të cilin përballet Maqedonia e Veriut.
Shresoj që ukrainasit të marrin në konsideratë dhe të shohin Maqedoninë e Veriut, 17 vjet vend kandidat. Ata ndryshuan edhe emrin. Shqipëria numëron 8 vjet, nuk është mjaftueshëm. Shpresoj që për Ukrainën të mos jetë 117 vjet”, theksoi Rama.
Ndër të tjera, Rama u ndal sërish te vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, çka pengoi edhe Shqipërinë në mos hapjen e negociatave.
Sipas Ramës, ajo që ndodhi me Bullgarinë ishte simboli sesi zgjerimi është transformuar në një mjet për të marrë peng shtete të tjera, për hir të problemeve të brendshme.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur