Ukrainë, debate në Këshillin e Sigurimit
Gjatë një seance urgjente të Këshillit të Sigurisë së OKB-së Presidenti Zelensky bëri thirrje që të mbahej një minutë heshtje në kujtim të ukrainasve të vrarë gjatë luftës me Rusinë.
Takimi u kërkua nga Kievi për të debatuar mbi sulmin raketor të Rusisë në një qendër tregtare në qytetin e Kremenchuk.
Zelensky akuzoi Rusinë për terrorizëm dhe dëshiron që ajo të largohet nga Këshilli i OKB-së
“Nëse një shtet vret njerëz paqësor, kjo duhet të përcaktohet kategorikisht terrorizëm. Ky organizim mund të shndërrohet në armik për të gjithë njerëzimin. Prandaj, ajo që dënohet në nivelin e kriminelëve dhe organizatave kriminale nuk duhet të kalojë pa u kontrolluar në nivelin e shtetit që është kthyer në terrorist,” – u shpreh Volodimir Zelenski.
Rusia mohon vazhdimisht se nuk godet qëllimisht civilët.
“Në realitet, nuk ka pasur asnjë sulm në qendrën tregatre. Forcat ruse përdorën armë me precision të lartë për të goditur magazinat me armë të Perëndimit dhe municionet që janë dërguar nga SHBA dhe shtetet evropiane në në zonën e fabrikës së makinerive në Kremenchuk,” – deklaroi Dmitry Polyanskiy, zv. përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB
Por pak minuta më vonë presidenti Zelenski publikoi pamje të cilat sipas tij dëshmojnë momentin kur qendra tregtare u godit. Gjatë sulmit të paktën 18 persona humbën jetën dhe 59 u plagosën.
Që nga nisja e luftës të cilën Kremlini e cilëson operacion special ushtarak Moska ka theksuar se çdo gjë përfundon deri ditën kur Ukraina të çmilitarizohet.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit