Lajçak: Momenti për takime më të shpeshta e të rregullta Kurti-Vuçiç

29 Qershor 2022 | 11:10

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se po punojnë për të organizuar takime të shpeshta e të rregullta në nivel të udhëheqësve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për mediat, ai tha se është momenti që të zhvillohen takime më të shpeshta dhe të rregullta mes udhëheqësve, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Vuçiç.

“Pas kësaj konference do të shkoj në veri, për herë të parë, do të vizitoj pikëkalimet e përbashkëta dhe gjëra të cilët janë pjesë e agjendës së dialogut. Do të takohem gjithashtu me kryetarët e komunave atje, dhe do të vazhdoj për në Beograd”, ka shtuar ai.

“Ti japim shtytje politike formateve ekzistuese, ta përshpejtojmë punën e grupeve punese, ende janë 1621 fate të njerëzve të cilat ende nuk janë të qarta, nuk do të ndalem derisa të zbulohen të gjithë të zhdukurit”, shtoi Lajçak.

Për çështjen e vizave, ai deklaroi se Kosova i përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton lëvizjen e lirë.

“Plotësisht e kuptoj sa e ndjeshme është kjo çështje për ju, Kosova e meriton liberalizimin e vizave, i keni përmbushur kriteret, po shfrytëzoj çdo mundësi kur flas me shtetet anëtare. Nuk mund të them kur do të ndodh kjo, por mbështetja dhe vëmendja nuk ka qenë kurrë më e madhe”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026