‘Mbase sot lajmi i mirë’, Rama me presidentin bullgar pas kritikave për veto-n
Nga Madridi, ku po merr pjesë në ditën e tretë të Samitit të NATO-s, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video teksa bisedon me liderët e vendeve anëtare.
Krahas videos, kreu i qeverisë shqiptare shkruan në postimin në Facebook: “Mbase sot lajmi i mirë…”.
Ndërkohë ai shfaqet duke biseduar edhe me presidentin bullgar, Rumen Radev.
Bullgaria miratoi të premten e kaluar, rezolutën në të cilën mbështet propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut.
Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit mes dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike.
Gjatë ditëve të fundit kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bullgarisë, ku është shprehur se po mban peng dy vende të NATO-s.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës