Autori i vrasjes së gazetares malteze: Do tregoj emrat ‘Vip’ të përfshirë
Personi që realizoi shpërthimin që i mori jetën gazetares së njohur malteze Daphne Caruana Galizia ka pranuar krimin në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters” dhe ka deklaruar se shumë shpejt do të përmendë emrat e personave të tjerë të përfshirë në komplotin për ekzekutimin e saj.
Gjatë intervistës, George Degiorgio, një nga tre të dyshuarit për vrasjen e reporteres investigative, ka treguar edhe detaje mbi pagesën që iu bë për të kryer krimin.
“Po ta kisha ditur kush ishte do të kisha kërkuar më shumë para për të bërë vrasjen. Do kisha kërkuar 10 milionë euro dhe jo 150 mijë sa mora”, ka thënë Degiorgio.
E njohur për shkrimet e saj mbi korrupsionin në Maltë, gazetarja Daphne Caruana Galizia humbi jetën në tetor të 2017-s, kur një sasi eksplozivi shpërtheu poshtë makinës së saj.
Asokohe ajo po bënte kërkime mbi mafien e pranishme në ishull dhe lidhjet e saj me pushtetin. Vdekja e saj tronditi vendin dhe shkaktoi një valë protestash për të kërkuar drejtësi.
Mes shumë vlerësimeve që iu dhanë asaj ishte edhe krijimi i çmimit Daphne Caruana Galizia për gazetarinë nga Parlamenti Evropian.
LEXONI GJITHASHTU
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun