Ndarja e vendit me rajone, akademikët: Me hartën aktuale, qarku ka humbur rolin
Ndarja administrative e vitit 2014 edhe për përfaqësuesit e universiteteve në vend ka rritur kostot dhe numrin e të punësuarve.
Përpara komisionit të reformës territoriale, pedagogët ngritën shqetësimin e mungesës së përfaqësimit të komuniteteve në zonat rurale.
“Ka disa këshilla bashkiak që kanë anëtarë vetëm nga zonat urbane, duke injoruar përfaqësimin e zonave rurale e sidomos e zonave të thella. Kjo nuk është vetëm për Tiranën, sot ka fshatra dhe territore ku nuk shkel më asnjë këshill bashkiak”, tha Besnik Aliaj, pedagog.
Për ta roli i qarkut ka humbur, ndaj dhe duhet parë mundësia e ndarjes së vendit në rajone.
“Qarku është diskredituar politik për shkak të vendimmarrjes që është marrë nga partitë politike dhe tashmë nuk ka vend më për ekzistencën e tij por ka vend që funksionet e tij të mbeten në territor. Unë personalisht besoj se riorganizimi i vendit në 80 deri në 90 bashki, në një brand të ri 6 rajone do të ishte një formulë realiste në këtë fazë të zhvillimit të vendit që është specifike”, u shpreh Aliaj.
I vetmi që doli kundër kësaj ideje ishte pedagogu Ervis Iljazi.
“Nuk jam për emërtimin rajon, se rajonet kanë kompetenca legjislative në të gjitha vendet që ekzistojnë, dhe në Spanjë, edhe në Itali që janë shtete rajonale kanë kompetenca legjislative. Shqipëria, pushteti lokal ka vetëm kompetenca administrative”, theksoi Iljazi.
Në javët në vijim përpara komisionit do të dalin për të raportuar 7 kryetarë bashkish dhe disa institucione.
LEXONI GJITHASHTU:
- Reforma territoriale, 7 bashki raportim për efektin e ndarjes administrative
- Reforma territoriale, komisioni zgjat punimet në 30 shtator
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë