Bumçi: Nuk kemi për qëllim të hyjmë në Kryeministri, PD i del zot protestës
Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi përjashtoi mundësinë për dhunë në protestën që Partia Demokratike do të mbajë nesër në orën 19:00 para Kryeministrisë.
Në një intervistë për gazetarin Renaldo Salianji në Euronews Albania, Bumçi tha se qëllimi i protestës nuk është të hyhet në Kryeministri, por të çelë një stinë protestash masive që do të çojnë në rrëzimin e qeverisë, sipas tij më e kriminalizuara që ka njohur vendi.
“Bëhet fjalë për protesta masive në numër, zërat që përfaqësojnë çështje të ndryshme të të gjithë shoqërisë, që nuk kufizohet vetëm në një pjesë të spektrit. Sot Rama nuk përfaqëson të majtët, ata vuajnë keqqeverisjen si gjithë të tjerët. Sot pushteti është në duar të pak njerëzve. Rama nuk është më legjitim me zgjedhjet e 25 prillit dhe mënyrën si qeveris. Sot pas 10 vitesh kjo shoqëri do mbyllë një kapitull të dhimbshëm që e ka dëmtuar rëndë, ka kriminalizuar shoqërinë me pastrimin e parave dhe drogës”, tha Bumçi.
Zyrtari demokrat tha se PD do të marrë përgjegjësi për protestën dhe është kundër çdo akti dhune, duke theksuar se kjo nuk është rruga e duhur për të larguar Ramën nga pushteti.
“Zgjedhja nuk vjen duke u futur në Kryeministri, ai nuk largohet me një ose 2 protesta, por duke qenë të shumtë. Durimi dhe masiviteti, jo një akt ku ti futesh në Kryeministri. Duhen protesta masive duke treguar vullnet dhe kjo stinë që nis nesër do çoj në rrëzimin e Ramës”, u shpreh Bumçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor