Rezoluta për Srebrenicën, votohet sot në Kuvend nisma e mazhorancës
Parlamenti voton sot projekt-rezolutën e mazhorancës që dënon masakrën e Srebrenicës.
Në projekt-rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Nismëtarët pohuan se projekt-rezoluta iu referohet 3 rezolutave të miratuara nga Parlamenti Europian në vitet 2005, 2009 dhe 2015.
Nisma vjen pas rrëzimit në muajin maj të rezolutës së dorëzuar nga Sali Berisha. Mazhoranca e rrëzoi me argumentin se nuk mund të votojë një nismë të një personi të shpallur non grata nga SHBA.
Ndërkaq, Partia Socialiste ka kërkuar që të kalojë me procedurë të përshpejtuar ratifikimi i Protokolleve të anëtarësimit në NATO për Suedinë dhe Finlandën që të shqyrtohet gjatë ditës së sotme
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës