Balla: S’marrin parasysh asnjë shkresë që mban firmën e Berishës

8 Korrik 2022 | 15:05

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se në Kuvend nuk do të pranohet asnjë shkresë që mban firmën e Sali Berishës.

“Por në koment të pyetjes tuaj që lidhet me ‘non gratën’ Sali Berisha. Sot e kemi pranuar kërkesën e PD sepse nuk ishte firma e Sali Berishës, ndryshe nuk do ta kishim pranuar. Shkresë që mban firmën e Sali Berishës këtu në sallë nuk votohet në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, në këtë aspekt dua të them se unë nuk hyj në komente të organizimit të protestave. Nuk hyn në komente të tjera”, ka thënë Balla.

Këtë deklaratë Balla e bëri nga Kuvendi, ku Këshilli i Mandateve është mbledhur sërish ditën e sotme, në mbledhjen e tretë, për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026