Zjarri i artilerisë ruse nuk lëviz linjat e frontit në Donetsk

22 Korrik 2022 | 10:39

Forcat ruse nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë përparim në terren në Donetsk, pavarësisht se kanë dërguar një breshëri zjarri artilerie dhe raketash nëpër vijat e frontit, tha ushtria ukrainase.

Dy zonat ku luftimet duket të jenë më intensive në rajonin lindor të Ukrainës janë menjëherë në perëndim të Lysychansk – i cili ra në duart e rusëve në fillim të muajit – dhe në jug të Bakhmut.

Në Bakhmut: Forcat ukrainase vazhdojnë të mbrojnë një xhep territori rreth 30 kilometra (rreth 20 milje) të gjatë.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha të premten se rusët kishin bombarduar rreth një duzinë vendbanime në jug dhe në lindje të Bakhmut dhe kishin nisur një sulm ajror pranë Striapivka, në lindje të qytetit.

Ai tha se sulmi “përfundoi për armikun me humbje”.

“Ushtarët tanë i dëbuan njësitë e çorganizuara të pushtuesve. Armiku vazhdon të tentojë një sulm në drejtim të Vuhlehirska [stacionit të energjisë] dhe afër Pokrovske, armiqësitë vazhdojnë,” tha Shtabi i Përgjithshëm.

Zjarri i mëtejshëm i artilerisë u zhvillua në veri të qytetit të afërt të Slovianskut, shtoi Shtabi i Përgjithshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024