Rusia zgjeron listën e vendeve jo miqësore
Greqia, Danimarka, Sllovenia, Sllovakia dhe Kroacia cilësohen nga presidenti Putin shtete që ndërmarrin veprime jomiqësore kundër kompanive dhe qytetarëve rusë.
Dekreti u firmos mëngjesin e së premten nga kryeministri rus Mikhail Mishustin.
Sipas njoftimit të Qeverisë, ambasadat e shteteve të përmendura, duhet të ulin numrin e anëtarëve të stafit.
Greqia nuk mund të ketë më shumë se 34 anëtarë të stafit, Danimarka 20, Sllovakia 16. Sllovenia dhe Kroacia nuk do të lejohen që të punësojnë shtetas rusë në misionet diplomatike dhe konsullatat.
Gjatë marsit, vetëm disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin Ukrainës Vladimir Putin, urdhëroi krijimin e një liste “të shteteve jomiqësore”.
Në këtë listë me 48 shtete bëjnë pjesë edhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Shqipëria, Zvicra, Republika Çeke dhe Maqedonia e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë