Ç’duhet të dimë rreth marrëveshjes për transportin e grurit ukrainas?
22 Korrik 2022 |
13:57
Një marrëveshje për të lejuar transportin e sigurt të grurit ukrainas nga portet e bllokuara të vendit do të nënshkruhet të premten në Stamboll, sipas një deklarate nga drejtoria e komunikimeve të Turqisë.
Detajet e marrëveshjes në zhvillim, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia me Rusinë dhe Ukrainën, nuk janë bërë ende të ditura dhe deklarata e Turqisë u prit me kujdes nga zyrtarët ukrainas.
Në deklaratë thuhet se marrëveshja do të nënshkruhet në orën 16:30 me orën lokale nga palët ukrainase dhe ruse, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.
- Ku qëndron rëndësia:Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar më parë Moskën për “bombardimin” e furnizimeve ushqimore, me udhëheqësit dhe ekspertët që paralajmërojnë për një krizë katastrofike ushqimore pasi miliona tonë drithë ukrainas nuk janë në gjendje të arrijnë në tregun global për shkak të luftës. Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara tha muajin e kaluar se ata kishin dijeni se Flota e Detit të Zi të Marinës Ruse “është nën urdhra për të bllokuar portet ukrainase të Odesës dhe Ochakiv”. Kremlini ka hedhur poshtë më parë akuzat se Rusia po pengon eksportin e grurit nga Ukraina dhe në vend të kësaj ka fajësuar Perëndimin dhe Kievin.
- Historik:Zyrtarët turq, ukrainas dhe rusë zhvilluan bisedimet e fundit me mbështetjen e OKB-së për çështjen e eksporteve të grurit më 13 korrik. Duke folur në atë kohë, Guterres tha se megjithëse takimet kishin provuar se Rusia dhe Ukraina mund të bisedojnë, ka ende “një rrugë e gjatë për të bërë” për të ndërmjetësuar paqen midis dy vendeve.
- Çfarë thotë OKB-ja tani:Të enjten, zv. zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq, tha se OKB-ja po përpiqet të arrijë një “marrëveshje që do të lejonte ushqimin dhe plehrat ukrainase dhe ruse të arrijnë tregjet globale”. Megjithëse asnjë marrëveshje nuk është zyrtarizuar, Haq tha në një konferencë se OKB-ja ka “shpresë” dhe do të presë “të shohë se çfarë do të ndodhë” kur bisedimet të rifillojnë të premten.
- Çfarë thonë ukrainasit:Priten më shumë bisedime përpara se të nënshkruhet marrëveshja, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë ukrainas. “Pas negociatave, një dokument mund të nënshkruhet, që do të përmbajë detyrimet e palëve në lidhje me funksionimin e sigurt të rrugëve të eksportit në Detin e Zi”, tha të enjten Oleg Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës. Nikolenko theksoi se delegacioni ukrainas “do të mbështesë vetëm ato vendime që do të garantojnë sigurinë e rajoneve jugore të Ukrainës, pozicionet e forta të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Detin e Zi dhe eksportin e sigurt të produkteve bujqësore ukrainase në tregjet botërore”.
- Reagimi perëndimor:Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price tha të enjten se Uashingtoni mirëpret “marrëveshjen në parim” për të lejuar transportin e sigurt të grurit ukrainas, por është i fokusuar në “mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe për të mundësuar drithin ukrainas të arrijë në tregjet botërorë”. Zyrtarët evropianë të njohur me diskutimet shprehën optimizëm për marrëveshjen, por përmendën shqetësimet për zbatimin e saj. Zyrtarët thanë se Rusia nuk ka gjasa të ndjekë marrëveshjen pa krijuar problematika.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve