Meta me Kurtin në Prishtinë: Duhet më shumë koordinim në politikën e jashtme
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Prishtinë, 3 ditë para dorëzimit të detyrës.
Meta është takuar me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin u dakordësua se duhet të ketë ketë më shumë koordinim në politikën e jashtme dhe në atë rajonale.
Për bashkëpunimin konkret ndërmjet dy vendeve, Kurti vuri theksin te rëndësia e projektit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe çështje të sovranitetit.
Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, presidenti Meta tha se duhet përkrahur vetëm nismat gjithëpërfshirëse, me trajtim të barabartë dhe lidership të qartë, sikurse Procesi i Berlinit.
Meta u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Kosovës.
Ai përgëzoi Kosovën për arritjet, ndërsa theksoi se Europa nuk lodhet nga vendet që përmbushin standardet e saj e sidomos ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
LEXONI GJITHASHTU
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve