Politikanët dhe ish-zyrtarët e paraqitur ditët e fundit në SPAK
Ditët e fundit, politikanë dhe ish-zyrtarë janë paraqitur në zyrat e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
- Xhelal Mziu paraqitet në SPAK për kallëzimin e Rakip Sulit
Pranë organit të akuzës, ishte deputeti demokrat Xhelal Mziu i cili u paraqit këtë të mërkurë.
Ai është thirrur në SPAK për të dhënë deklarimet e tij, lidhur me kallëzimin e Rakip Sulit. Kryebashkiaku aktual kallëzoi Mziun për shpërdorim detyre, pasi sipas tij dyshohet të ketë favorizuar subjekte private.
Lexoni për më shumë: Xhelal Mziu paraqitet në SPAK për kallëzimin e Rakip Sulit

- Taulant Balla paraqitet në SPAK për çështjen “Partizani”
Dy ditë më parë, në SPAK u paraqit kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Ai u thirr për të dëshmuar çfarë informacionesh disponon për çështjen “Partizani”. Ky kallëzim është bërë nga vetë Balla për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh.
Lexoni për më shumë: Taulant Balla paraqitet në SPAK për çështjen “Partizani”

- “Rrini të qetë”, Blendi Gonxhe në SPAK: Isha për një verifikim
Po më 25 korrik, edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ishte në zyrat e Strukturës së Posaçme.
Ai është shprehur pas dëshmisë në SPAK se u pyet për një verifikim që nuk ka lidhje me insititucionin që drejton. Gonxhe nuk preferoi të jepte detaje nga çështja, por nënvizoi se është sekret shtetëror.
Lexoni për më shumë: “Rrini të qetë”, Blendi Gonxhe në SPAK: Isha për një verifikim

- ‘Pyesni në SPAK’, Dritan Leli pas marrjes në pyetje nga organi i akuzës
Më 22 korrik dëshmoi në SPAK kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli.
Ai u largua nga zyrat e Strukturës së Posaçme, pas më shumë se një orë në pyetje në organin e akuzës. Leli nuk u prononcua në media në lidhje me çështjen që ishte thirrur.
Lexoni për më shumë: ‘Pyesni në SPAK’, Dritan Leli pas marrjes në pyetje nga organi i akuzës

- ‘Nuk i druhem përgjegjësisë’, Beqaj flet pas marrjes në pyetje nga SPAK
Më 18 korrik, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj qëndroi për më shumë se 9 orë në zyrat e SPAK-ut, ku u mor në pyetje.
Beqaj u shpreh se është thirrur në cilësinë e personit i cili ka dijeni për këtë çështje, teksa theksoi se nuk i druhet përgjegjësisë.
Lexoni për më shumë: ‘Nuk i druhem përgjegjësisë’, Beqaj flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

- VIDEO | Ish-kryebashkiaku i Dibrës paraqitet në SPAK
Më 28 qershor, ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama u paraqit në SPAK.
Nuk dihen ende arsyet pse ish-kryebashkiaku ndodhet në zyrat e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Lexoni për më shumë: VIDEO | Ish-kryebashkiaku i Dibrës paraqitet në SPAK

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:42 OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane
- 09:34 Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore
- 09:32 Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
- 09:30 Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda
- 09:27 Ish-drejtori i CIA-s padit administratën Trump
- 09:23 LIVE- Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona