Të rinjtë lënë punët 8-orarëshe, fitojnë duke ofruar shërbime online

5 Gusht 2022 | 14:46

Nuk ka rëndësi se ku ndodhet, i mjafton një laptop dhe është në vendin e punës në çdo kohë.

Valbona Brahaj ka hequr dorë nga punësimi 8-orarësh dhe prej tre vitesh punon online.

“Kam testuar goxha metoda të punës online si janë youtube, freelancing dhe kuptova që unë kam një lloj pasioni për digital marketing. Ka një fleksibilitet të jashtëzakonshëm, mund të punoj kur të duam sa të duam”, thotë Valbona Brahaj, specialiste marketingu.

Megjithatë, të punosh vetëm online nuk është gjithmonë aq e lehtë.

“Përditshmëria ime fillon që me zgjimin herët, pasi puna online kërkon një disiplinë akoma më të rreptë sesa një punë e zakonshme, sepse tani jemi vetëm ne dhe klienti”, tregon ajo.

Valbona ka studiuar për informatikë por sot nuk mendon më të rikthehet për të ushtruar këtë profesion në një punë 8-orarshe.

“Sigurisht që nuk dua të kthehem mbrapsht, sepse unë çfarëdo lloj pune që kam bërë 8 orarëshe nuk kam qenë totalisht e lumtur”, shprehet Brahaj.

Sipas ekspertëve të punësimit, interesi i të rinjve qëndron kryesisht në ofrimin e shërbimeve digjitale si editimi i videove, grafik design, menaxhimi i rrjeteve sociale.

“Referuar kërkesave të tregut global, kryesisht janë shërbimet në fushën e marketingut, programimit, shërbime në fushën e grafik design. Puna hibride e kombinuar mes zyrës dhe shtëpisë është dhe do jetë e ardhmja e të punuarit”, thotë Erion Muça, ekspert punësimi

Pas pandemisë, të punuarit në distancë po praktikohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Platformat online prej vitesh në botë janë kthyer në një makineri prej nga ku gjenerohen të ardhura përmes ofrimit të shërbimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

UNICEF: Emigracioni dhe lindshmëria e ulët ulin numrin e fëmijëve në Shqipëri

Në Shqipëri, numri i fëmijëve po bie, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten më të ulëta krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Këto...
17:33 | 19/06/2026

Përmbytjet prekën mbi 400 hektarë tokë, Fermerët e Maliqit: Dëmshpërblimet e premtuara nuk kanë mbërritur ende

Dy përmbytje masive, në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, bënë që më shumë se 400 hektarë tokë bujqësore...
10:07 | 16/06/2026

UNESCO: Studentët shqiptarë gjithnjë e më shumë drejt universiteteve jashtë vendit

Të rinjtë shqiptarë po zgjedhin gjithnjë e më shumë universitetet jashtë vendit, duke e kthyer Shqipërinë në një nga vendet me ritmin më të lartë...
17:25 | 15/06/2026