Konferenca për Krimenë, BE: Nuk do ta njohim kurrë aneksimin ilegal të gadishullit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka marrë mbështetjen e Perëndimit sa i takon përkatësisë territoriale të Krimesë.
Në konferencën kushtuar statusit të gadishullit, ku ishin të ftuar shumë liderë botërorë, Zelensky deklaroi se fitorja e Ukrainës kalon nga rimarrja nën kontroll e Krimesë.
Në të njëjtën linjë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se BE nuk do ta njohë kurrë aneksimin ilegal të Krimesë nga ana e Rusisë.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri thirrje për më shumë mbështetje për Ukrainën, pasi sipas tij, dimri i ardhshëm do të jetë i vështirë.
Edhe kancelari Olaf Scholz theksoi se komuniteti ndërkombëtar nuk do ta pranojë kurrë aneksimin imperialist dhe ilegal të territorit ukrainas nga Rusia.
Po ashtu, presidenti francez Emmanuel Macron siguroi pjesëmarrësit se mbështetja e BE ndaj Ukrainës do vazhdojë gjatë dhe bëri thirrje për të mos treguar asnjë dobësi dhe asnjë shpirt kompromisi kundrejt Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit