Vrasja e Darya Dugina, Lavrov: S’ka mëshirë për përgjegjësit
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov u shpreh nuk do të ketë mëshirë për përgjegjësit e vrasjes së Darya Dugina.
Një ceremoni emocionale lamtumire është mbajtur në Moskë për Daria Dugina, vajza e nacionalistit Alexander Dugin. Ajo humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një bombe, për të cilën Rusia akuzon Ukrainën.
Gazetarja 29-vjeçare ishte kthyer në “martire” të nacionalistëve rusë, që tani kërkojnë hakmarrje ndaj fqinjit të tyre.
Shërbimi rus i sigurisë FSB ka akuzuar agjencitë e inteligjencës ukrainase për organizimin e vrasjes së saj, megjithatë, Ukraina ka mohuar se ishte e përfshirë.
“Unë e konsideroj një krim barbar për të cilin nuk mund të ketë falje. Shpresoj që hetimi të përfundojë shpejt dhe sipas rezultateve të këtij hetimi sigurisht që nuk mund të ketë mëshirë për organizatorët, ata që e porositën këtë dhe autorët” tha Lavrov.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit