Kostoja njerëzore e luftës, mbi 5.500 të vrarë në 6 muaj
Cila është kostoja njerëzore e luftës? Sa civilë kanë humbur jetën në këto 6 muaj, sa janë plagosur? Sa njerëz të tjerë kanë braktisur gjithçka për shkak të luftimeve?
Sipas një llogaritjeje të Kombeve të Bashkuara, deri të dielën e kaluar ishin vrarë 5 mijë e 587 civilë dhe plagosur 7 890 të tjerë.
Më shumë se gjysma e vdekjeve, 3 317, janë verifikuar në Donbas, një nga rajonet më të përfshira nga konflikti.
Sa u takon njerëzve që lanë shtëpitë e tyre, sërish sipas OKB-së, ata janë rreth 6.7 milionë, të regjistruar në vende të ndryshme të Evropës.
Më shumë se gjysma e tyre janë regjistruar në skemat e Mbrojtjes së Përkohshme. Organizata humanitare si Kryqi i Kuq janë të tejmbushura dhe të shqetësuara për dimrin e ardhshëm.
“Nevojat humanitare janë të mëdha, si në aspektin e ushqimit, ashtu dhe në atë të karburanteve, si dhe në aspektin e strehimit për njerëzit që janë në lëvizje. Dhe kjo gjë vlen si për Ukrainën edhe për vendet fqinje. Për ne është një krizë komplekse dhe përgjigjja që duhet të ofrojmë nevojitet të jetë madhore, përballë një situate shumë dinamike,” – u shpreh Brigitte Bischoff Ebbesen, drejtoreshë e Kryqit të Kuq për Evropën dhe Azinë.
Rreth 4.5 milionë ukrainas që lanë vendin si refugjatë janë kthyer në shtëpitë e tyre. Në Kiev dhe përreth nuk ka më luftime, por lufta vijon dhe efektet e saj janë shkatërruese.
Atje nuk ka punë, nuk ka strehim për të gjithë dhe ka një nevojë në rritje për ndihmë përballë atij që pritet të jetë dimri më i vështirë në histori.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit