Partia e Lirisë: Rama inaguroi punimet e ujësjellësit pa u shpallur kompania fituese
Partia e Lirisë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me investimin prej 4 milionë eurosh të ujësjellësit të Memaliajt.
Në një deklaratë për mediat, deputeti i kësaj force politike, Petrit Vasili u shpreh se Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kanë inaguruar fillimin e punimeve më 7 prill të vitit 2021, ndërsa fituesi i tenderit është shpallur dy ditë më pas.
Vasili nënvizoi se kontrata me kompaninë përkatëse për fillimin e punimeve, është lidhur dy muaj më vonë, më 9 qershor.
“Bëhet fjalë për ujësjellësin e qytetit të Memaliajt dhe fshatrave, një investim te 4 miliardë e 800 milionë lekë të reja, mbi 4 milionë euro, i cili është bërë publik fillimi i punimeve, më 7 prill, pak ditë përpara fushatës elektorale të 25 prillit. Cili është realiteti? Në fakt, kryeministri shkon të inagurojë një investim që nuk është tenderuar akoma, nuk ka mbaruar akoma.
Ku e vërtetoni ju? Me dokumentet përkatëse të Agjencisë së Prokurimit Publik të shtetit shqiptar. Fituesi i tenderit shpallet më 9 prill, ndërsa kryeministri ka vajtuar më 7 prill për të filluar punimet. Kontrata për të nisur punmet është lidhur në datën 9 qerhsor, dy muaj e gjysmë më vonë”, theksoi deputeti i Partisë së Lirisë.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut