Shkarkimi i Gledis Nanos, Meta: U bë kokë turku, Rama i lidhur me krimin

31 Gusht 2022 | 12:21

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka quajtur të çuditshëm vendimin për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ai shtoi se Nano u bë ‘kokë turku’ nga qeveria Rama.

“Një vendim i çuditshëm por tashmë edhe i zakonshëm. Kur priteshin përgjegjësi në nivele të larta politike për dështimin e rëndë të rendit public dhe sigurisë në vend, thjeshtë është e qartë që u bë edhe një kokë turku e radhës, i cili vetëm 10 muaj më parë u promovua me shumë entuziasëm dhe vlerësime si një prurje e re, cilësore dhe shpresëdhënëse për drejtimin ligjor dhe qytetar të poliisë së shtetit”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë nënvizoi se Edi Rama është personi që komunikon me bandat.

“Për vrasjet që ndodhin çdo ditë në mes të qyteteve dhe të autostradave tona ta kërkojnë tek njeriu që komunikon drejtpërdrejt me krimin. Dua tu bëj thirrje punonjësve të policisë, të bëjnë gjithçka që të zbatojnë ligjin dhe të mos përdoren nga politika. Ora e ligjit edhe në policinë e shtetit po vjen”, u shpreh ai më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026