Shqipëria pa turistë, 60% më pak se 5 muajt e parë të 2019-ës, #PushoShqip shpresa e vetme
Sikur të mos mjaftonte goditja ekonomike pas pandemisë, turizmi në Shqipëri është prekur së tepërmi edhe nga mbyllja e kufijve nga vende të ndryshme të botës. Ndërsa shpresat për rimëkëmbjen e ekonomisë ishin varur pikërisht në këtë sektor, duket se tanimë, ecurinë e këtij sezoni turistik e kanë në dorë vetë qytetarët shqiptarë.
“Ka një impakt në ekonomi në të gjithë subjektet e hotelerisë, por dhe tur-operatorët, pasi janë të parët që janë dëmtuar nga kjo situatë. Edhe fushata pushoshqip këtë qëllim ka, vlerat monetare që shqiptarët do t’i harxhonin jashtë, t’i shpenzojnë këtu. E njëjta fushatë po ndiqet dhe nga vendet e tjera,” – shprehet Kornelia Ferizaj, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, ka diferencë të dukshme të numrit të turistëve të huaj që erdhën në Shqipëri në 5 muajt e parë të vitit që lamë pas dhe muajve të parë të 2020.
Ashtu siç shihet dhe nga grafiku, deri në muajin maj në Shqipëri kanë hyrë 602,300 turisë të huaj, një rënie me 60% krahasuar me vitin 2019.
Gjithashtu një diferencë të dukshme ka dhe numri i turistëve që Shqipërinë e kanë pasur destinacion të preferuar.
Mali i Zi ka një rënie të hyrjeve në Shqipëri me 51.1%, ndërsa Polonia mban një shifër më të lartë, 89%.
Megjithatë mbërritja e turistëve të parë polak para disa ditësh, duket si një dritë në fund të tunelit.
“Shifrat janë në rritje, por Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para që ka hartuar protokollin, të gjitha këto masa po zbatohen nga agjencitë turistike. Kontaktet që kemi nga tur-operatorët, ata janë shumë optimistë, shprehen optimist që në gusht të kenë 6 chartera në javë nga polakë,” – shprehet Kornelia Ferizaj.
Lexoni gjithashtu:
Basha: Turizmi në koma, mbyllja e kufijve çon në falimentim operatorët turistikë
Drama e turizmit, resortet dhe hotelet në bregdet përgatiten për një verë të vështirë
Protokollet e sigurisë për turizmin, gjobë 700 mijë lekë dhe deri në mbyllje të biznesit
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar