5 markat më të kërkuara në Shqipëri dhe botë në vitin 2022
Në epokën e ritmeve të shpejta, ku kryefjalë është ndajfolja ‘shpejt, shpejt, shpejt’ – efiçenca është një nga asetet më të mira që një biznes mund të ketë.
Ndaj edhe kompanitë më popullore dhe më të kërkuara të viteve të fundit në motorin e kërkimit Google, kanë dëshmuar se kanë qenë më shumë se të afta të përshtaten në këtë ekosistem të ri digjital.
Por cilat janë markat më të njohura në botë dhe në Shqipëri gjatë vitit 2022?
Mënyra që është ndjekur për ta vlerësuar këtë nga kompania britanike BusinessFinancing, ka qenë pikërisht analizimi i të dhënave nga kërkimet e konsumatorëve nga e gjithë bota në Google dhe kjo është ajo që ata gjetën.
5 markat më të kërkuara në të gjithë botën:
| Marka | Mestarja e kërkimeve mujore (Mars 2022) | Numri i shteteve ku marka është më e kërkuara |
| Amazon | 335,400,000 | 42 |
| Netflix | 140,200,000 | 92 |
| eBay | 80,600,000 | 6 |
| Walmart | 76,100,000 | 2 |
| IKEA | 55,300,000 | 14 |
Sipas grafikut, në Shqipëri marka më e kërkuar gjatë vitit 2022 ishte Netflix.
Por, vlen të përmendet se popullariteti i kërkimit të një marke nuk pasqyron domosdoshmërish se biznesi po lulëzon. Për shembull, në prill 2022, Netflix njoftoi se kishte humbur rreth 200,000 abonentë gjatë tremujorit të parë. Javën e njoftimit, çmimi i aksioneve të Netflix ra nën $200 dollarë – më i ulëti që prej vitit 2017.
Europa
Netflix është marka më popullore në Europë… Tani për tani
IKEA zgjeroi popullaritetin e saj në Evropë për t’u bërë marka më e kërkuar në 14 shtete evropiane (nga dhjetë në 2021), përfshi Rusinë.
Megjithatë, marka suedeze e dizajnit ka humbur vendin e saj të parë në Finlandë ndaj Netflix, i cili dominon në 15 shtete – më shumë se çdo markë tjetër në Europë.
Ama, teksa nivelet e abonentëve të Netflix po bien, kompania po përballet me një rival të ri – transmetuesin suedez, Viaplay, i cili po fillon të marrë famë përtej bazës së tij skandinave.
Amerika e Veriut
Amazon dominon në Amerikën e Veriut
Amazon ia ka kaluar Walmart si marka më e kërkuar në Kanada, duke e lënë Walmart si numrin një në vetëm dy vende: Repulikën Domenikane dhe Grenada. Amazon është futur gjithashtu në industrinë e ushqimit së fundmi dhe pandemia duket se vetëm e ka ndihmuar kompaninë e Jeff Bezos të kapi majat.
Amerika e Jugut
Gjigandi i Kërkimit Kinez mbërrin në Amerikën e Jugut
Amazon dhe Netflix dominojnë motorët e kërkimit në Amerikën e Jugut, me një përjashtim: Baidu ia ka kaluar Netflix për t’u bërë marka më e njohur në Kili.
‘Google kinez’, Baidu është zgjeruar në tregjet e Amerikës Latine vitet e fundit dhe marrëdhënia e gjatë e Kinës me Kilin ka lulëzuar pas mosmarrëveshjeve tarifore SHBA-Kinë.
Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore
BMW ndër markat e preferuara në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore
Por këtë vit, marka e tretë më e njohur (eBay) është zëvendësuar nga BMW, e cila është marka më e kërkuar në Taxhikistan dhe Turkmenistan.
Pjesa tjetër e Azisë dhe Oqeanisë
Kërkimi i Netflix në Kinë
Çuditërisht, gjigandi i transmetimit Netflix ka zëvendësuar Baidu si marka më e njohur në Kinë.
Ndryshe nga shumë marka të tjera perëndimore, Netflix nuk është i bllokuar në Kinë, por ai është i kufizuar. Kjo do të thotë që përdoruesit ka shumë gjasa të kërkojnë diçka për të parë përmes VPN-së – veçanërisht pasi Netflix vazhdon të investojë në përmbajtje në gjuhën mandarin.
Afrika
Markat e mëdha digjitale dominojnë motorët e kërkimit në Afrikë, me Netflix (27 vende), Amazon (9) dhe shitësin kinez Alibaba (4) si zgjedhjet e para për përdoruesit afrikanë gjatë vitit 2022.
Në Kenya, ku Paypal u kalua nga Netflix si marka më e kërkuar, taksa për shërbimet digjitiale është dyfishuar në vitin 2022 – duke iu përgjigjur një lëvizjeje globale për t’i detyruar kompanitë internacionale të kontribuojnë në tregjet nga të cilat ato përfitojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës