‘Ligësi e neveritshme’, Rama reagon pas akuzave për sulmet kibernetike

13 Shtator 2022 | 13:56

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat publike të bëra për sulmet kibernetike të sponsorizuara nga Irani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë për këto sulme ka trillime dhe tregohet një ligësi e neveritshme në raport me vendin dhe njerëzit.

“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!”, shkruan Rama në Twitter.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi një bisedë telefonike ditën e djeshme me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e bëri të ditur ambasada amerikane në vendin tonë përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku thuhet se Blinken dënoi sulmin kibernetik kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë.

Në bisedë, Bliken ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO-s për sigurinë rajonale.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026