Berisha: Banditët më të mëdhenj janë në parlament dhe qeveri

21 Shtator 2022 | 13:42

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se banditët më të mëdhenj të vendit janë parlament, qeveri dhe institucionet shtetërore.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se të dhënat e dala nga hakerat për kriminelët është tronditëse, por se pasuria e tyre është thërrime në krahasim me atë të qeveritarëve.

“Në zhvillimet e fundit në vend, çdo e dhënë e fshehtë që ka ekzistuar në arkivën e vendit për banda dhe kriminelë, sot është në treg dhe kjo në parë të parë është një zhvillim tronditës. Por kur mendohesh dhe konstaton se banditët më të mëdhenj të këtij vendit, shefat e bandave të vendit, janë në parlament, qeveri, në institucione, atëherë është e kotë të drmatatizosh diçka që në një vend normal është me të vërtetë dramatike.

Sot, pikat tona kufitare qarkullojnë lirshëm sepse sistemet nuk funksionojnë, por përsëri ortakët e tyre hynë në parlament, hynë në qeveri. Po të krahasosh pasuritë e tyre me qeveritarët e tjerë, ato janë thërrime në krahasim me ato të këtyre’, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026