Ku ndodhet Vis Marinaj? Berisha: Rama e di, kush janë 2 të tjerët që duhet të pyesni

21 Shtator 2022 | 14:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama e di se ku ndodhet i shumëkërkuari, Ervis Martinaj.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se në lidhje me fatin e Ervis Martianjt duhen pyetur edhe dy gazetarë, ndër to Baton Haxhiu, të cilët shkruajtën se trupi i Martinaj ishte ndarë në gjashtë pjesë.

“Ia morën lojërat e fatit Ervis Marinajt dhe tani thotë ku është? E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmeni i lojërave të fatit. Olsi Rama është i përfolur nga gjithë Shqipëria si njeriu në hije i lojërave të fatit. Do i them edhe një fjalë se pyeste. Pyet Baton Stanishiqin dhe Ymer Çorapen. Ata e dinë, a nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori?

Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thonë është në gjashtë copa në prokurori. Mirë ky që shkruan, po prokuroria? Çfarë prokurorie është kjo për të cilën thuhet se mban kufomë në gjashtë copa dhe nuk thotë një përgënjeshtrim, sepse është e kapur nga Rama”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026