Djali i zëdhënësit të Kremlinit refuzon të bashkohet me ushtrinë ruse 

24 Shtator 2022 | 08:34

Djali i zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov refuzoi të bashkohej me ushtrinë ruse pasiu ju bë një telefonatë me aktivistët e opozitës.

Shakaja u publikua në internet menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “mobilizim të pjesshëm” .

Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ishte “i vetëdijshëm për këtë”, por tha se transkripti i plotë i telefonatës nuk ishte publikuar.

Mashtrimi u krye drejtpërdrejt nga Dmitri Nizovtsev, drejtuesi i kanalit “Politika e Popullit” në YouTube, i krijuar nga mbështetësit e figurës së opozitës ruse të burgosur, Alexei Navalny.

Në videon virale, Nizovtsev telefonoi Nikolai Peskov, duke u paraqitur si një rekrutues i ushtrisë i ngarkuar për të thirrur rezervistët për të luftuar në Ukrainë.

“Sot ju është dërguar një thirrje për ekzaminim mjekësor,” i tha Nizovtsev me një zë të vendosur Nikolai Peskov.

Por 32-vjeçari la të kuptohej se do të refuzonte të regjistrohej, duke thënë “sigurisht që nuk do të vij nesër në orën 10:00”.

“Duhet ta kuptoni, nëse e dini se unë jam zoti Peskov, sa e gabuar është që unë të jem atje”, shtoi ai i shqetësuar.

“Nuk e kam problem të mbroj atdheun tim, por më duhet të kuptoj përshtatshmërinë e paraqitjes sime atje, e kam fjalën për disa nuanca politike”.

Moska ka thënë se “mobilizimi i pjesshëm” do të përfshijë 300 mijë rezervistë që kanë “përvojë ushtarake”, por disa qytetarë po ikin nga vendi pas fjalimit të Putinit .

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026