‘Do anulojmë koncesionin e check-up’, Berisha akuza Ramës dhe Vilma Nushit

24 Shtator 2022 | 12:55

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë një komunikimi online me qytetarët se sapo të vijë në pushtet partia që ai drejton do anulojë edhe koncesionin e check-up.

“Check-up-i është një koncesion familjar, Rama-Vilma Nushi. Është një shkrirje e familjeve Koleka e Nushi në një plaçkitje dhe grabitje të tmerrshme të qytetarëve shqiptarë. Këtë nuk e pranojnë vendet më të zhvilluara. Do anulohet dhe do të shkojnë para gjyqit, si Vilma Nushi, Ilir Beqja dhe Edi Rama, të cilët iu vërsulën të përdorin shëndetin e qytetarëve shqiptarë për të vjedhur qindra miliona euro”, u shpreh Berisha këtë të shtunë.

Ai nënvizoi më tej se Vilma Nushi është një nga më kryesoret në shkatërrimin e sigurisë së barnave në Shqipëri.

“Me angazhimin e kushëririt të saj nga burri, Edi Ramës, hoqi ligjin, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të futeshin ilaçe që nuk përdoren në territoret jashtë BE.Pas heqjes së kësaj, Shqipëria u shndërrua në koshin e ilaçeve të skaduara nga Beogradi gjer në Bangladesh”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026