Meta: Çfarë i thashë Yuri Kim-it për shpalljen ‘non grata’ të Berishës

25 Shtator 2022 | 12:35

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur disa detaje në lidhje me takimin që pati dy ditë më parë në zyrën e tij, me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se në takim u diskutua edhe për shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit Sali Berisha.

Sipas Metës, ky vendim është vepër e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

“Unë mund t’ju them se çfarë unë i thashë zonjës ambasadore. Thashë edhe një herë mendimin tim që kam për çështjen e shpalljes ‘non grata’ të zotit Berisha. I shpreha bindjen time që në radhë të parë është vepër e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në bashkëpunim.

Lulzim Basha, të gjitha vendimet e gabuara i ka marrë në koordinim më parë me Edi Ramën siç ka qenë bojkoti i reformës në drejtësi, çështja e djegies së mandateve, faljes në tavolinë të pushtetit vendor. Njëkohësisht, i thashë që të thotë në Uashington efektin pozitiv të këtij vendimi për të cilin nuk jam dakord, por pa një vendim të tillë do kishim ende Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike”, theksoi Meta.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026