UN Women Albania i bën thirrje autoriteteve për mbrojtjen e grave gjatë pandemisë

6 Gusht 2020 | 16:41

Sipas një studimi nga UN Women dhuna ndaj grave dhe vajzave ka vijuar edhe gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Ngacmimet seksuale dhe forma të tjera të dhunës në ambiente publike vijnë si pasojë një pabarazie gjinore të strukturuar, një dukuri e vazhdueshme globale e cila ndikon tej mase jo vetëm tek viktimat, por edhe tek familjet e komunitetet ku ato bëjnë pjesë.  

UN Women Albania ndau shqetësimin rreth ngacmimit seksual të grave dhe vajzave edhe në Shqipëri dhe i bërri thirrje autoriteteve vendore të marrin masa për parandalimin e tyre. 

Gratë dhe vajzat përballen shpesh me ngacmime të formave të ndryshme në ambiente publike, si për shembull komentet dhe prekjet e padëshiruara apo përdhunimi dhe vrasjet për shkak të gjinisë. Kjo ndodh më rrugë, mjete të transportit publik, pranë shkollave e spitaleve, në parqe, dyqane, etj. 

Ngacmimet me bazë gjinore ulin ndjeshëm pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në aktivitete të ndryshme;  në punë, shkollë dhe në jetën publike, gjë e cila ndikon negativisht në mirëqenien e përgjithshme të tyre. Gratë që jetojnë në varfëri janë më të rrezikuara ndaj dhunës seksuale dhe shpeshherë ato hezitojnë të raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre për shkak të pabarazisë, mungesës së informacionit apo besimit tek autoritetet ligj zbatuese.  

Në studimin e UN Women janë mbledhur të dhëna nga policia, mediat dhe organizatat e grupeve të të drejtave të njeriut, sipas së cilave, dhuna seksuale ndaj grave në ambiente publike ka vijuar edhe gjatë pandemisë COVID-19.

“Këto kohë të paqarta kërkojnë më shumë se kurrë që liderët e vendeve të botës, qytetet dhe komunitetet të mbledhin forcat dhe ekspertizën e tyre nga një sërë sektorësh (shëndeti publik, transportet, arsimi, punësimi dhe forcat ligjzbatuese) dhe në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe agjencitë e OKB të krijojnë hapësira e qytete të sigurta e të shëndetshme për gratë në të gjitha fazat e pandemisë”, shkruan UN Women në raportin e tyre.

Ndër rekomandimet e tyre janë:

  • Krijimi i një strategjie për qasjen dhe mbështetjen e grupeve më të rrezikuara gjatë krizës, duke përfshirë ato që kanë përjetuar dhunë më parë, të pastrehët dhe personat me aftësi të veçanta.
  • Shtimi dhe zgjerimi i shërbimeve që adresojnë dhunën ndaj grave, si krijimi i vendeve të sigurta për to, linjat e gjelbra dhe konsultat online.  
  • Sigurimi që incidentet e dhunës ndaj grave të trajtohen me prioritet nga policia dhe institucionet juridike.  
  • Sigurimi i buxhetit, burimeve, taktikave dhe strategjive afatgjata për të trajtuar dhunën ndaj grave.
  • Rishikimi dhe krijimi i protokolleve për sigurinë e grave në ambientet e transportit publik.

 

Lexoni gjithashtu: 

Si po ndikon COVID-19 te gratë dhe vajzat në Shqipëri

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026