“Çoi informacione te Meta për inceneratorët”, gazetari flet për krisjen Rama-Ahmetaj

28 Shtator 2022 | 11:19

Gazetari Denis Dyrnjaja, teksa ka folur për situatën politike në vend, është shprehur se mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ka ndodhur diçka.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari theksoi se përfiltet se krisja Rama-Ahmetaj ka ardhur pasi dyshohet se ky i fundit ka çuar informacione për inceneratorët te kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Ka një çarje të fortë mes Ramës dhe Ahmetajt. I besoi detyrën më të rëndësishme, dhe portofole të rëndësishme me shumë para. Diçka ka ndodhur mes tyre. Flitet që Ahmetaj është njeriu që ka çuar informacion tek Meta për inceneratorët. Kjo është e paprovuar por përflitet shumë. Ahmetaj mund të jetë kurban i inceneratorëve. Së shpejti mund të jetë njëri nga njerëzit që SPAK do thërrasë. Por këto janë pikëpyetje që koha do i tregojë”- theksoi gazetari.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026