Nis regjistrimi në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Basha thirrje qytetarëve

Lulzim Basha
2 Tetor 2022 | 09:13

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që të regjistrojnë veten dhe familjarët.

Sipas tij, finalizimi me sukses i procesit të regjistrimit është kundërpërgjigja më e mirë ndaj politikave diskriminuese të Beogradit.

“Përmes regjistrimit tuaj dhe të familjarëve tuaj, ju jepni kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për të ndalur efektet e projektit të spastrimit etnik përmes pasivizimit të adresave,” – shkroi Basha në një njoftim në Facebook.

Çdo shqiptar që u përket këtyre komunave, thotë Basha, kudo gjendet, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut apo diasporë duhet të bëjë gjithçka për t’u regjistruar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026