‘Fotomontazh’, Rama: Hakerat iranianë nuk kanë publikuar të dhënat e MEMEX-it
Kryeministri, Edi Rama deklaroi se dokumenti i publikuar nga hakerat iranianë këtë të hënë, nuk ka lidhje me sistemin MEMEX të Ministrisë së Brendshme.
Në fjalën e tij gjatë seancës plenare në Kuvend, Rama u shpreh se kemi të bëjmë me një fotomontazh.
“Menjëherë ngriheni në këmbë, cilat janë lidhjet e krimit me atë, duke parë fotomontazhe. Ajo që ka dalë, nuk është sistemi MEMEX i Ministrisë së Brendshme, kaq e thjeshtë është.
Duhet të kalojë e gjithë dita, duke torolis gjithë opinionin publik që ndjek këto lloje burimesh, duke dëgjuar gënjeshtra dhe konspiracione nga më absurdet. Faktikisht, është një e pavërtetë nga fillimi deri në fund”, theksoi kreu i qeverisë.
1.7 giga byte material sensitiv u publikua nga hakerat e ashtëquajtur “Homeland Justice” mëngjesin e së hënës në platformën e komunikimit Telegram.
Bëhet fjalë për 49 lista të gjata ku pasqyrohet identiteti i personave, numri ID, mosha, vendlindja dhe foto e tyre e sistemit TIMS.
Në këto publikime, nuk jepen detaje të tjera se për çfarë janë të dyshuar personat në fjalë por besohet se materialet i përkasin sistemit MEMEX që administrohet nga Policia e Shtetit.
Sistemi kompleks mbledh e përpunon informacion kriminal dhe lidhjet e personave të skeduar ose dyshuar për ngjarje ose veprimtari kriminale.
MEMEX gjithashtu ndërvepron me sistemet e tjera që operon policia si ai TIMS i cili u sulmua më herët nga hakerat iranianë.
Në një reagim, Policia e Shtetit ka mohuar që të dhënat të jenë nga sistemi MEMEX duke insistuar që nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen e kanë të bëjnë me punën policore.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet