Pa ndihmë nga shteti dhe të papunë, të rinjtë shqiptarë raportojnë problemet gjatë pandemisë
Dita Ndërkombëtare e Rinisë, i gjen të rinjtë në Shqipëri, më të varfër, më të dhunuar dhe në gjendje ekonomike edhe më të mjerë se një vit më parë, sipas një raporti të publikuar sot nga Qendra e të Drejtave të Fëmijëve dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri.
Ndërsa në botë, 12 gushti u fokusua kryesisht tek “Angazhimi i të rinjve në aksion global”, për t’i inkurajuar moshat e reja të përfshihen në zgjidhjen e sfidave botërore, të rinjtë shqiptarë duket se kanë probleme më ekzistencialiste.
Raporti zbuloi se gjatë pandemisë së COVID-19, shumica e të rinjve në vend (92%) deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga qeveria gjatë masave izoluese. Ndërkohë vetëm 7.4% e të rinjve janë shprehur se janë ndihmuar me paketa ushqimore nga qeveria, ministritë e linjës, bashkitë në qytetet ku jetojnë etj.
Të rinjtë u shprehën se ata vetë ose familjarët e tyre u përballën me humbje të vendeve të punës në masën 49 për qind.
Papunësia tek të rinjtë mbetet një shqetësim për Shqipërinë, ku sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave 51% e të rinjve nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trajnimi profesional.
Gjithashtu gjetja e një vendi pune në tregun e brendshëm mbetet një sfidë për të diplomuarit, ku vërehet se në 10 vitet e fundit janë larguar nga Shqipëria mbi 140,000 të rinj e të reja, citon CRCA.
Një gjetje tjetër shqetësuese e anketës ishte dhe shtimi i dhunës psikologjike dhe fizike në familje gjatë karantinimit.
Raporti anketoi online rreth 700 të rinj e të reja nga qytete të ndryshme të Shqipërisë gjatë muajit mars dhe prill.
67.6% e të rinjve kanë deklaruar se janë ndjerë të dhunuar dhe të kufizuar në të drejtat e tyre si shkak i kufizimeve të orareve që vendosi qeveria, respektivisht 38.2% e tyre janë ndjerë më të dhunuar krahasuar me 29.4% e të tjerëve të cilët e ndienin këtë kufizim por në një nivel pak më të ulët.
“Rinia në Shqipëri 2020“ zbuloi gjithashtu se të rinjtë shqiptarë patën pak besim tek masat e qeverisë për përballimin e situatës së COVID-19, ndërsa shqetësimi i tyre kryesor mbetën të ardhurat e pamjaftueshme.
Përsa më sipër, ndër të shume masa që rekomandohen përmes këtij raporti, një ndër to është që Qeveria shqiptare përmes ministrive të linjës atë të Arsimit, Shëndetësisë dhe Ekonomisë të bëjnë një vlerësim të varfërisë dhe vulnerabilitetit te të rinjtë, si dhe ta mbështesë atë me një program garancie rinore, punësimi rinor dhe shkollimit të vazhdueshëm.
“Rekomandohet që qeveria të nxisë dhe të inkurajojë bashkëpunimin midis Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, për të mbështetur bizneset e drejtuara nga të rinjtë,” tha për Euronews Albania Klaudio Pulaha, përfaqësues i CRCA.
Raportin e plotë mund ta lexoni këtu.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar