‘Kim do ta kishte zili edhe Enver Hoxha’, Bushati komenton qëndrimin për Berishën

5 Tetor 2022 | 20:21

Analisti Andi Bushati thotë se sjelljen e ambasadores amerikane, Yuri Kim ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij, do e kishte zili edhe diktatura e Enver Hoxhës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati e cilësi idiotesk, diskurin e Yuri Kim në lidhje me shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit, që sipas tij, është përdorur nga qeveria.

“Këtu, Yuri Kim ka kaluar në një pikë që do ta kishte zili edhe diktatura e Enver Hoxhës. Pra, unë nuk jam mbështetës i Berishës dhe nuk më lidh asgjë me Sali Berishën. Por të quash mëkat ose në të kundërt trimëri e madhe, se takove një mbështetës të Sali Berishës, është gjëja më normale në botë.

Janë njerëz të zgjedhur nga populli, vetëm diskuri idiotesk i ambasadores amerikane, na ka bërë që të shohim dhe pastaj fryrë nga Rama dhe Taulant Balla, na ka kaluar në këtë pikën, s’takohemi ne me ‘non gratat’, nuk i njohim këta ‘non gratat’. Është gjëja më normale në botë”, theksoi analisti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026