Opozita dakordësohet për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarët e partive aleate, ku u ra dakord që të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore.
Berisha u takua me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare – Ambientaliste, Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu.
Dy ditë më parë, kryedemokrati deklaroi se e mbështet propozimin për daljen me një kandidat të përbashkët me partitë e tjera opozitare, në disa qytete për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Një gjë të tillë, e ka theksuar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Sipas tij, kjo është më e mira për opozitën, në kushtet kur vendi udhëhiqet nga mafia.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta