Berisha: Në PD ka ndryshime pozitive, por nuk mjaftojnë për të fituar zgjedhjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se në këtë forcë politike ka pasur ndryshime pozitive, por sipas tij, nuk mjaftojnë për të fituar zgjedhjet e ardhshme vendore.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore, Berisha u shpreh se primaret do t’i japin fund kryetarokracisë, teksa shtoi se duhet të ridimensionohet roli i grave në Partinë Demokratike, në jetën politike të saj dhe të Shqipërisë.
“Ata do zgjidhen nga anëtarët dhe mbështetësit tanë, i japin fund kryetarokracisë, si një rrugë e sigurt për të shmangur autokracinë, në parti dhe në vend në të ardhmen. Jemi sot opozitë e vërtetë, përballemi çdo ditë me qeverinë dhe kjo jo si qëllim në vetvete, por për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe për të shpalosur alternativën tonë.
Të gjitha këto janë ndryshime shumë pozitive, por nuk mjaftojnë për të fituar ne. Nga ne kërkohen ndryshime të tjera të thella. Një nga ndryshimet më të thella që mund të shënojmë ne, është ridimensionimi i rolit të gruas, në Partinë Demokratike, në jetën politike të saj dhe të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve