“Vlora probleme me menaxhimin e mbetjeve”, Kumbaro tregon nëse komunikon me Lelin
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në një intervistë për Euronews Albania, tha se Vlora ka ende probleme me menaxhimin e mbetjeve.
Kumbaro theksoi se bashkia e ka me ligj mirëmbajtjen dhe pastërtinë e territorit,
“Vijojmë të kemi turistë në të gjithë bregdetin. Ka turistë në Lezhë, Shëngjin, Durrës por edhe në pjesë të tjera, si në Korçë, Pogradec dhe Tropojë. Janë muajt e verës ato që e bëjnë më të vështirë menaxhimin e mbetjeve . Në bregdet disafishohet sasia e mbetjeve. Nuk mendoj se është çështje emra të përveçëm por prioriteti, i kapaciteti administrues. Me ligj bashkia ka mirëmbajtjen dhe pastërtinë e territorit. Ka bashki që e bëjnë me ndërmarrje publike. Në fund është përgjegjësi e bashkive.”- tha ajo.
E pyetur se a ka komunikim me kryebashkiakun Dritan Leli, duke qenë se ky i fundit është kritikuar disa herë nga kryeministri Edi Rama, Kumbaro theksoi: Kam komunikim me të gjithë kryetarët e bashkive në mënyrë të rregullt, përfshirë dhe Lelin.
“Këto bilancet bëhen të pjesshme, të plota do i bëjmë në fund të vitit. Krahasuar me vitin 2021, të gjitha bashkitë kanë buxhetuar në mënyrë më të ndjeshme zërin e menaxhimit të mbetjeve”- deklaroi ministrja kur u pyet se në çfarë vendi do e rendiste Vlorën, përsa i përket nivelit të pastërtisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sezoni turistik, Kumbaro: Shtohet kufiri minimal i plazheve publike për bashkitë
- Ibrahimaj tregon detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë për sulmet kibernetike
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë