Euronews Albania zbardh disa nga konkluzionet e PS për Reformën Territoriale
Euronews Albania zbardh disa nga konkluzionet e PS për Reformën Territoriale.
Pas shumë diskutimeve për shtim ose jo të numrit të bashkive, Partia Socialiste duket se është tërhequr nga një “JO” përfundimtare, duke lënë kështu edhe ndonjë shteg për negocim, por me plotësimin e disa kushteve.
Euronews ka zbardhur disa nga konkluzionet që po prezantohen nga ekspetët e mazhorancës në komisionin e reformës territoriale, ku rekomandohet që për krijimin e një bashkie të re duhet të plotësohen kriteret e mëposhtme:
• Të jete zonë funksionale.
• Të mos dëmtojë zhvillimin ekonomik të bashkisë ekzistuese.
• Të ketë një numër biznesesh dhe banorësh të përcaktuar.
• Të jetë një territor që justifikon ndarjen.
• Të ketë një numër të caktuar nxënësish për Arsimin parauniversitar dhe disa të tjera.
• Ne propozojmë ndryshim legjislacioni duke adresuar problemet e evidentuar
Me këto propozime duket se PS i hap rrugën mundësisë së një bashkëpunimi me PD-në për shtim të numrit të bashkive. Por me kushtin për të ruajtur disa kritere që cilësohen si themelore për administrimin dhe krijimin e një njësie të re vendore.
Ende nuk është bërë me dije një vlerësim i mazhorancës nëse vlerëson se ka zona dhe njësi të qeverisjes vendore ku mund të ndërhyhet e mund të konsiderohet mundësia e krijimit të një bashkie të re, por ajo që ekspertët kanë rekomanduar edhe gjatë fjalës së tyre në komision ka qënë konsolidimi i mëtejshëm i bashkive aktuale.
Kujtojmë që Enkelejd Alibeaj, vetëm pak ditë më parë priti në ambientet e kryesisë së kuvendit trupën diplomatike me ambasadorët e 8 shteteve, ndër ta edhe ambasadorja Yuri Kim, ku u diskutua reforma territoriale.
Një sinjal ky se PD po kërkonte edhe ndërmjetësimin e ambasadorëve për të garantuar ndryshime në hartën administrative.
Megjithatë, pavarësisht rekomandimve të ekspertëve, do të jetë vullneti politik i maxhorancës që do të vendosë nëse do të ketë rishikim të hartës territorale apo të qëndrojnë në variantin aktual të 61 bashkive, siç është shprehur më herët edhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Nga ana tjetër PD kërkon që vendi të ndahet në 94 bashki. Ndërsa për rajonet ky propozim i ri shtron idenë që vendi të ndahet në 6 rajone. Nga 61 bashki që janë aktualisht, ky draft propozon që të shtohen 33.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet