Zgjedhjet lokale, Idrizi: Në Tiranë na duhet një kandidat përtej partive politike

12 Tetor 2022 | 13:25

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi është shprehur se kandidati për kryetar bashkie në Tiranë duhet të paraqesë një vizion përpara qytetarëve.

Këtë e tha në një deklaratë për Euronews Albania, duke shtuar se opozita duhet të ketë një kandidat që të dalë përtej partive politike dhe që të merret me problemet e qytetit dhe të njerëzve.

“Primaret janë një ndër mënyrat e përzgjedhjes së kandidatëve. Por varet se si konceptohen primaret. Çdo njeri që kandidon për  kryetar bashkie duhet t’i  thotë qytetarëve vetes, se përse ai do të bëhet kryetar bashkie. Duhet të paraqesë një vizion. Ne shohim njerëz të cilët i caktojnë për kryetarë bashkie, por pasi zgjidhen mendojnë  se çfarë do të bëjnë me punën për të cilët i kanë zgjedhur. Ne na duhet një kandidat që të dalë përpara 300 mijë shqiptarëve dhe të jetë përtej partive.

Kësaj radhë ne duhet të japim një profil të një kandidati që e di se çfarë do të bëjë të nesërmen dhe a ka mundësi të jetë një që të merret me qytetin, rrugën, trafikun, ujin, hallet e përditshme që janë shumë të mëdha. Ky do ishte profili që PDIU do t’i bashkohej”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026