UNICEF: Pandemia la pa shërbime dhe pa mbrojtje fëmijët dhe gratë në mbi 100 vende të botës
Masat për parandalimin e virusit kanë bërë që shumë të vegjël të përjetojnë dhunë të shtuar duke dëmtuar kështu shëndetin e tyre mendor.
Sipas një ankete të UNICEF, rezulton se coronavirus ka sjellë ndërprerjen e shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve në më shumë se 100 vende në botë.
Edhe Shqipëria është një nga vendet që është prekur duke sjellë kufizime në ndihmën e dhënë për fëmijët dhe gratë e prekura nga dhuna, duke nisur që nga mungesa e burimeve njerëzore për t’i shërbyer rritjes së kërkesës për këshillim dhe nevojave psikosociale si dhe mungesa e qendrave të dedikuar për rehabilitimin nga abuzimi seksual i fëmijëve. UNICEF thotë se, që nga fillimi i pandemisë ka ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për më shumë se 15 000 fëmijë në vendin tonë.
“Tani po fillojmë të kuptojmë dëmin që iu është shkaktuar fëmijëve për shkak të shtimit së ekspozimit ndaj dhunës gjatë izolimit prej pandemisë,” u shpreh Drejtorja Ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore. “Vijueshmëria e mbylljes së shkollave dhe kufizimet e lëvizjes kanë bërë që disa fëmijë të mbeten të izoluar në shtëpi me abuzues, të cilët bëheshin gjithnjë e më të stresuar. Ndikimi i mëpasshëm në shërbimet e mbrojtjes dhe punonjësit socialë do të thotë që fëmijët nuk kanë ku të kërkojnë ndihmë”, shton ajo.
Edhe para pandemisë, ekspozimi i fëmijëve ndaj dhunës ishte i përhapur gjerësisht, ku rreth gjysma e fëmijëve të botës përjetonte ndëshkim trupor në shtëpi; afërsisht 3 në 4 fëmijë të moshës 2 deri në 4 vjeç i nënshtroheshin rregullisht formave të disiplinës së dhunshme; dhe 1 në 3 vajza adoleshente të moshës 15 deri në 19 vjeç ishin viktimizuar nga partneri i tyre intim në një moment të jetës së tyre. Por, dhuna ndaj fëmijëve dhe grave është shtuar në shumë vende në të gjithë botën gjatë krizës së COVID-19.
“Sistemet e mbrojtjes së fëmijëve po hasnin vështirësi për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur dhunës ndaj fëmijëve, dhe tani një pandemi globale e ka përkeqësuar situatën dhe u ka lidhur duart atyre që duhet të mbrojnë ata në rrezik”, thotë drejtorja Ekzekutive e UNICEF.
Henrietta Fore shton se, shumë të mitur varen nga sistemet e mbrojtjes së fëmijës, për t’i mbajtur ata të sigurtë. Ajo sugjeron se, në kohë krize, qeveritë duhet të kenë masa të menjëhershme dhe afatgjata për të mbrojtur fëmijët nga dhuna, duke përfshirë investimin te punonjësit e shërbimit social.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar